AAK e kritikon BE-në për mosliberalizimin e vizave

Besnik Tahiri, i AAK-së, e ka kritikuar Bashkimin Evropian, për mosliberalizimin e vizave, po ashtu ai e ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Bashkimin
Evropian, për mosheqjen e vizave për shtetasit kosovarë.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet që i janë caktuar nga BE-ja.

Tahiri i ka shtruar dy pyetje në drejtim të BE-së.

“Tani si AAK, i shtrojmë dy pyetje për BE-në: A është kjo një politikë sanksionuese që po i bëhet Kosovës, apo Kosova realisht është peng i politikës së brendshme të Unionit Evropian”, ka thënë Tahiri.

Ai ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, që sipas tij nuk ka reagim të mjaftueshëm ndaj asaj që e ka cilësuar si padrejtësi, për shkak të mosliberalizimit të vizave.

“Shohim një mosreagim nga qeveria, mungesa e reagimit, e kundërshtimit e argumenteve në raport me injorimin që i bëhet kësaj teme është e çuditshme, sa ishin në opozitë sa herë sulmonin, tash në pozitë nuk kanë reagim”, ka thënë ai.

Tahiri, i ka përmendur edhe sanksionet e Kosovës ndaj Rusisë, sipas tij, Kosova i ka marrë të gjitha masat e kërkuara nga BE-ja, dhe sipas tij është e padrejtë që nuk është shpërblyer për një gjë të tillë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika