AAK-ja dorëzon në Kushtetuese Ligjin për pagën minimale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se Ligji për pagën minimale paraqet një shkelje të të drejtave të njeriut

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Në një fjalë për media, Tahiri ka deklaruar se kërkesa e tyre në Kushtetuese ka trajtuar tre çështje, gjersa thekson se Ligji i miratuar paraqet një shkelje të të drejtave të njeriut.

“Kemi adresuar tri çështje të rëndësishme. E para, Këshilli Ekonomik-Social, i cili përcakton ligjin e punë dhe i cili nuk është konsultuar sa i përket pagës minimale, tregon për një shkelje flagrante që Qeveria e Kosovës e ka bërë. E dyta është diskriminimi i palëve të cenueshme, të cilët nuk janë përfshirë. Kjo është një diskriminim dhe një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut. Dhe e treta lidhet me veteranët e UÇK-së. Jo vetëm që është shkelje, por lidhet edhe me vlerat që kjo kategori përfaqëson. Presim nga Kushtetuesja ta vlerësoj dhe jemi të bindur që ky rast do të jetë rast i cili do t’i thejë dy padrejtësi, mashtrimin flagrant të pagës minimale dhe e dyta lidhet me dinjitetin e veteranëve të UÇK-së, të drejtat e njeriut”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se në ditët e sotme, një pagë prej 260 eurosh nuk është evidente në  sektorin publik e as në atë privat.

“Është një mashtrim i radhës.”, e ka cilësuar Tahiri.

Me 60 vota për, vetëm një abstenim e asnjë kundër, është miratuar Ligji për pagën minimale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten e 13 korrikut.

Të njëjtin, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së saj, ndryshimin e plotësimin e ligjeve që janë përcaktues të lartësisë së pagës minimale.

Dorëzimi i kësaj kërkese do të bëhet nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, me fillim nga ora 10:00.

Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshojë.

Kujtojmë se ky ligj në të kaluarën ka ngjallur kundërshtime të mëdha nga veteranët e luftës, pensionet e të cilëve nuk janë inkuadruar në këtë ligj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika