Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ata nuk do të shkojnë në takim konsultative për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
“Qëndrimi i AAK për zgjedhjet ne veri është që ato të shtyhen sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre”, kanë thënë AKK-ja.
Sipas tyre ky është qëndrimi tyre zyrtar që është bërë publik që para disa ditësh dhe mbete ende i tillë.
“Duke pasur parasysh ketë qëndrim, nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen e AAK në takim me Presidenten!”, thuhet në përgjigjen e AAK-së.
Të shtunën e 10 dhjetorit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të pres në takim partitë politike të Kosovës, me të cilat do të konsultohet për zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen në veri të vendit.
Bëhet fjalë për zgjedhjet komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveça.
Siç njofton Zyra e Presidences së Kosovës, takimi pritet të fillojë nga ora 14:30.