Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dorëzuar programin e koalicionit kryetarit të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuku, shtypur në alfabetin Braille.
Me këtë rast, Haradinaj i premtoi mbështetje dhe përkrahje institucionale nëse bëhet kryeministër i vendit.
“Qëllimi i këtij takimi është që t’i dorëzojmë në mënyrë simbolike programin e AAK-së në shkrimin Braille që kanë mundësi personat e verbër ta lexojnë. Në kohën e qeverisjes sime jemi kemi arritur të bëjmë një koncept dokument për personat me aftësi të kufizuar, i cili për fat të keq ka mbetur në pritje. Statusi i personave me aftësi te kufizuar nuk është bërë ende. Kjo është zotim nuk do ta koriti shtetin, lirinë e popullin tonë duke iu lënë juve vetëm, pra nuk jeni vetëm as nuk do të jeni asnjëherë vetëm. Shteti është familja jonë e përbashkët dhe do t’iu sigurojë që do të ndiheni të barabartë”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuku, kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i obligojë partitë politike për një gjë të tillë.
“Ne si shoqatë do të përpiqemi që të krijojmë mundësi të barabarta. Kjo është një gjest dhe ua ka dhënë mundësi personave të verbër me analizua dhe me gjykuar programin dhe hedhjen e votës në zgjedhje. Ne kemi avokuar edhe tek KQZ dhe kemi bërë obligative kur të bëhet fushata që çdo parti politike, programet të bëhet edhe për personat e verbër. Edhe përcaktimin të bëjmë vet por edhe votën ta hedhim në mënyrë dinjitioze dhe mos të kemi ndihmën e askujt”, ka theksuar Tishuku, transmeton EO.