AAK-ja sot dorëzon te Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të dorëzojë të mërkurën te Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të dorëzojë të mërkurën te Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale.

Deputeti nga kjo parti, Shemsedin Dreshaj, të mërkurën dorëzon në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Me këtë rast, deputeti Dreshaj do të deklarohet para mediave lidhur me këtë çështje, te hyrja e objektit të Institucionit të Avokatit të Popullit, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndryshe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, kishin kërkuar nga partitë në Kuvendin e Kosovës që të nisin iniciativën për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale, që sipas SHBASHK-ut prek në të drejtën e fituar të punëtorëve të pensionuar të arsimit.

Me këtë qëllimi, SHBASHK-u, të premten kishte takuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku ishte diskutuar kërkesa e tyre për dërgim në Kushtetuese i Ligjit për Skemat Pensionale.

“Kërkesës së SBASHK-ut i janë përgjigjur këtë premte Abelard Tahiri dhe Driton Selmanaj. Rrahman Jasharaj bashkë me Ymer Ymeri dhe Blendor Shatri në takime të ndara u kanë ofruar argumente, duke i lutur që të analizojnë këto fakte dhe të nisin iniciativën për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe për të nisur debat në Parlament në mënyrë që të evitohen lëshimet në ndryshimet e bëra në Ligjin për skemat pensionale të financuar nga shteti dhe t’u kthehet e drejta e fituar punëtorëve të pensionuar nga arsimi”, shkruhej në njoftim.

Për kërkesën në fjalë ishte deklaruar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili kishte potencuar se Qeveria e Kosovës në mungesë vullneti, përkundër gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese për të eliminuar diskriminimin e pensionistëve kontributdhënës me Ligjin e ri për Skemat Pensionale, ka bërë që mësimdhënësit e pensionuar, por edhe ata që do të pensionohen të kthehen në subjekte të diskriminimit pikërisht me këtë ligj.

“Qëllimi i ligjit do të duhej të ishte njohja e pensionit kontributdhënës për të gjithë personat që janë larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme (1989-1999), dhe jo anulimi i kësaj të drejte të punësuarve në arsim, të cilët veçse e kanë gëzuar në bazë të ligjit të miratuar 10 vite më parë për Skemat Pensionale, por edhe ligjit në fuqi për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip 1990/99”, shkroi Tahiri në platformën sociale në Facebook pas takimit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika