AAK-ja sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të vendosur për koalicionin parazgjedhor me NISMA-n

AAK-ja ka bërë të ditur se sot do ta mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të partisë dhe do të vendosin për koalicionin parazgjedhor me NISMA-n

AAK-ja ka bërë të ditur se sot pasdite do ta mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku do të vendosin për koalicionin parazgjedhor me NISMA-n e Fatmir Limajt.

Pas kësaj mbledhjeje, në orën 18:00 në selinë e AAK-së do të mbahet edhe një konferencë për medie lidhur me këtë zhvillim.

“Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Arritja e kësaj marrëveshjeje politike vjen kur tashmë Kosova ka hyrë pothuajse në një vit zgjedhor dhe kur gjithandej nëpër studio televizive flitet për zgjedhjet e reja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika