AAK-ja s’pajtohet me PDK-në, të premten kërkojnë shkarkimin e Kurtit e jo shpërbërjen e Kuvendit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës nuk është opsion për Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës (AAK).

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë se të premten do ta prezantojnë një mocion, ku do kërkohet shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij, për tri vjet qeverisje ka dështuar në secilën fushë.

“Të premten në ora 13, do të jetë ballafaqimi i vërtetë mes Aleancës dhe opozitës me Kurtin… Është debat parlamentar që e kemi thirrë për tri vjet dështim, duhet ta zbardhim me argumente. E kemi propozu një mocion 8-faqësh, ku tregojmë që kjo qeveri ka dështuar në trajtimin e çështjeve të brendshme, në veçanti me ato që lidhen me zhvillimin ekonomik, me investime publike, në infrastrukturën rrugore, në ngritjen e pensioneve, pagave, ka dështuar në ligjin për sigurime shëndetësore, s’kanë qenë në gjendje me pru që tri vjet e disa muaj”, tha ai.

“Ka dështuar në rrafshin e jashtëm, kurrë s’i kemi pasur raportet më keq që nga viti 2008, kur dihet që Kosova është nën sanksione, është në nivelin më të ulët në marrëdhënien me ndërkombëtarët, kur dështoi në KiE, s’ka ardhur asnjë njohje.

E shohim të rëndësishme të dekodohet pazotësia, joprofesionalizmi dhe kryeneçësia e një qeverie, që do mbahet mend për urën në Sardan e asnjë tjetër”, vijoi ai.

Tahiri tha se nuk do ta përkrahin një mocion për shpërndarje të Kuvendit, për shkak se, sipas tij, me anë të tij tentohet që deputetëve t’u vihet faji për dështimet e Qeverisë.

“Shpërbërja e kuvendit në këtë fazë nënkupton një dalje për qeverinë Kurti, njëfarë forme marrjen e fajit nga kuvendi për dështimet e qeverisë. Shpërbërja duhet të vjen atëherë kur arrijmë ta shkarkojmë ose kur dorëhiqet, por jo në asnjë situatë që Kuvendi të merrë përgjegjësi që s’i takon”, tha ai.

Tahiri u shpreh se mocioni për shpërndarjen e Kuvendit është tentim i Kurtit për t’u viktimizuar dhe për ta shpërndarë fajin te Kuvendi.

“Si u bë kaq i mirë me opozitën që t’ia votojë mocionin, pas tri vjet e tri muaj, ku nuk lë asnjë metodë për ta goditur, a vërtet don që opozita të fitojë diçka. Kurti e di që ka dështuar, dështimin don t’ia fakturojë kuvendit, duke u viktimizu, dhe opozitës duka ia drejtu gishtin për dështimin”, tha ai.

E vetmja zgjidhje sipas tij është shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika