AKK: Ka nisur hetimet për punësimet në KEK

Të mërkurën,  Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur së është duke mbledhur informatat lidhur me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Në njoftimin e AKK-së në Facebook, theksohet së , ka pranuar edhe telefonata dhe interesime të individëve të ndryshëm në lidhje me rolin që mund të ketë AKK në trajtimin e këtyre pretendimeve.

KEK-u

“AKK ka pranuar edhe telefonata dhe interesime të individëve të ndryshëm në lidhje me rolin që mund të ketë AKK në trajtimin e këtyre pretendimeve. Rrjedhimisht, në lidhje me këtë temë, AKK, njofton se zhvillimi i procedurave hetimore administrative në AKK mund të iniciohen edhe sipas detyrës zyrtare, kërkesave dhe denoncimeve nga palët me interes, pra edhe në rastet kur AKK informohet nga mediat”, njofton AKK, përcjell RTV Dukagjini.

Procesi i hetimeve që zhvillohet nga AKK-ja mund të pushojë vetëm kur rastin në fjalë, fillojnë hetimet penale nga ana e Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës.

Policia e Kosovës

Zhvillimi i procedurave hetimore administrative pushojnë në rastet kur për temën e njëjtë zhvillohen hetime penale, nga Policia e Kosovës apo Prokuroria. AKK është institucion kompetent për trajtimin e rasteve të pretenduara për konflikt te interesit sipas Ligjin 06/L-011.

“Me datë 05 prill 2022, Prokuroria themelore të Prishtinës, përmes njoftimit publik ka konfirmuar që kjo prokurori ka iniciuar hetime për të njëjtin rast. Rrjedhimisht, AKK nuk mund të ndërmarr procedura hetimore administrative që për njëjtin rast janë iniciuar hetime nga Prokuroria”, ka shkruar në Facebook Agjencia.

Roli i Agjencisë kundër korrupsionit është të hetojë zyrtarët shtetëror për vepra korruptive, e nepotiste apo rastet ku kemi të bëjmë me  konflikt te interesit.

Nisin hetimet për punësime në KEK

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika