AAK: Kërkojmë nga Qeveria ta mbështesë tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Mundësinë për tërheqje nga Trusti pensional dhe futjen e kategorisë së veteranëve në rritjen e pagës minimale e ka kërkuar partia opozitare Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta mbështesë iniciativën për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Sipas Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tërheqja e mjeteve nga trusti është e domodsdoshme.

Sipas Tahirit, qytetarët marrin paga të ulëta dhe kjo është një arsye më shumë për ta mundësuar tërheqjen e trustit.

“Kërkoj që të reflektojnë dhe ta mbështesin iniciativën e tërheqje të trustit sepse ato para janë të qytetarëve, dhe rrethanat që janë sot, Qeveria këtë mund të bëjë. Trusti nuk është dëshirë, nuk është vullnet i mirë, është domosdoshmëri, për të gjithë ata që janë duke u paguar pak dhe kanë paga minimale”, ka deklaruar Tahiri.

Po ashtu, nga kjo parti folën edhe për pagën minimale duke kërkuar nga ekzekutivi që të mos ndahen pensionet nga rritja e pagës minimale.

Idenë e largimit të pensioneve të veteranëve të luftës nga rritja e pagës minimale, Besnik Tahiri, e ka quajtur diskriminim.

Bekë Berisha, nga kjo parti, ka thënë se ky lloj diskriminimi, që sipas tij, po u bëhet veteranëve të luftës, çon mesazh negativ te rinia kosovare dhe te fqinji serb.

Sipas tij, kategoritë e dala nga lufta duhet të respektohen në maksimum.

“I kanë përjashtuar nga përfitimi i pagës sikurse kategoritë e tjera, me këtë veprim qeveria e Kosovës i ka dërguar dy porosi të gabueshme, u ka thënë gjeneratave të tjera se kushdo që lufton për liri shteti i përjashton nga paga. U thotë fqinjit tonë, armikut tonë, këta që luftojnë për liri merremi ne me ta, ky është gabim nuk pajtohem fare. Këto kategori duhet të respektohen dhe duhen ta kenë pagën, sikurse kategoritë e tjera”, ka theksuar Berisha.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha

Ndryshe të premten, Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK, Faton Klinaku, ka thënë se disa veteranë të UÇK-së janë duke kërkuar protesta, shkaku i Projektligjit për pagën minimale, në të cilën nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.

Kjo organizatë po e kundërshton ndryshimin e ligjit nga Qeveria e Kosovës, që do t’i shkëpuste pensionet e veteranëve të luftës nga rritja e pagës minimale.

Klinaku është shprehur se nëse një gjë e tillë bëhet nga Qeveria e Kosovës, do të ketë protesta masive.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika