AAK kritikon VV-në për bojkotim të seancave e komisioneve, kërkon të jetë konstruktive

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar mazhorancën për bojkotimin e seancave të Kuvendit si dhe komisioneve parlamentare

Foto:Koha

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar mazhorancën për bojkotimin e seancave të Kuvendit, si dhe komisioneve parlamentare.

Deputeti Pal Lekaj ka thënë se bojkotimi i kërkesave të opozitës është i paarsyeshëm.

“Qëndrimi i mazhorancës për t’i bojkotuar të gjitha kërkesat e opozitës është e paarsyeshme. Në praktikat parlamentare nuk ka ndodhur që shumica t’i bojkotojë seancat e komisionet. Po na marrin të vetme të drejtë që e kemi, pyetjet parlamentare”, ka thënë ai në konferencë për media.

“AAK prej fillimit të kësaj legjislature ka mbështetur miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej 830 milionë eurosh. Shuma e fondeve të bllokuara nga sanksionet ndaj kësaj qeverie janë 350 milionë euro, afër 100 milionë euro më shumë se vlera e projekteve në marrëveshje ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Lekaj ka shtuar se duhet një zgjidhje për funksionimin normal të seancave.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika