AAK: Kuvendi nisi dhe u mbyll me dështim

Pas përfundimit të sesionit pranveror, pa mbajtjen e seancës së paraparë për të premten, AAK-ja ka deklaruar se kjo seancë është mbyllur qëllimisht, pasi sipas tyre, është bërë për me t'i ikur debatit për “skandalin zdravo”

Konferenca për media e AAK-së, 28 korrik 2023.

Seanca e fundit parlamentare në Kosovë u anulua, duke përfunduar kështu sesionin pranveror të Kuvendit. Ndërkohë, partitë opozitare, përfshirë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), organizuan konferencë për media për të shprehur shqetësimet e tyre.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka theksuar se partia e tij kishte bërë një konfirmim të qartë për të votuar në favor të disa marrëveshjeve të rëndësishme, të cilat ishin paraparë të diskutoheshin në seancën e fundit.

Përveç kësaj, Tahiri ka akuzuar Qeverinë për dështim të seancës, duke e cilësuar këtë si një pasojë e anulimit të qëllimshëm.

“Sot jemi dëshmitar të anulimit të qëllimshëm të një seance, për me i ikë debatit për skandalin “zdravo” që tashmë iu ka shtuar emri “zejtin”, por edhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat, ne kemi premtuar me dhanë votën sot”, është shprehur Tahiri.

Në fjalimin e tij, Tahiri ka thënë se moszhvillimi i seancës është një goditje për Kosovën, e cila, tashmë duket e dobët, jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, ai ka shprehur shqetësimin se mosmbajtja e seancës ka ndikuar në mungesën e diskutimeve për çështje kyçe, duke i shmangur vendit mundësinë për të shqyrtuar dhe miratuar marrëveshje të rëndësishme.

Gjithashtu, deputeti i AAK-së ka kritikuar Qeverinë për mungesën e vullnetit për të zgjidhur çështje thelbësore në vend.

Ai ka ngritur shqetësimin e policëve të rrezikuar dhe akuzoi se ka pasur mungesë përgatitjeje në krijimin e një rregulloreje për shtesat e tyre të rrezikshmërisë.

Po ashtu, ai ka theksuar se nuk është trajtuar seriozisht çështja e rritjes së pagave për këtë kategori, duke i quajtur këto thirrje “gënjeshtra të pastërta”.

“Qeveria nuk ka dashur të diskutojë as për policët që janë të rrezikuar, janë gënjeshtra të pastërta ajo që flitet për rritje të pagave, 6 muaj s’kanë mbërritur ta përgatitin një rregullore për shtesa për rrezikshmëri”, ka deklaruar ai.

Seanca e së premtes e Kuvendit është mbyllur pa nisur punimet. Deputetët e Qeverisë kanë munguar, prandaj nuk ka pasur kuorum. Me këtë rast, Kuvendi mbylli punimet për seancën pranverore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika