AAK: Miratimi i Planit Hapësinor, detyrë urgjente

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar vonesën në miratimin e Planit Hapësinor dhe Hartës Zonale, duke theksuar se kjo po pengon zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin malor

Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar sot vonesën në miratimin e Planit Hapësinor dhe Hartës Zonale të Kosovës, duke theksuar se mungesa e këtyre dokumenteve po pengon zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe veçanërisht sektorin e turizmit malor.

“Mungesa e Planit Hapësinor dhe Hartës Zonale po shkakton zhvillim të paorganizuar, dëmtim të mjedisit dhe kufizim të investimeve strategjike,” thuhet në deklaratën e AAK-së.

Sipas subjektit politik, komunat dhe investitorët po përballen me vështirësi të mëdha në vendimmarrje dhe në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit.

Partia opozitare thekson se miratimi i këtyre dokumenteve do të mundësonte zhvillimin e integruar të turizmit malor, duke identifikuar zonat me potencial të lartë turistik dhe duke ofruar siguri për investitorët.

“Një qeveri e ardhshme e Aleancës do të angazhohet në thjeshtësimin e procedurave për lejet ndërtimore dhe hartimin e një ligji të posaçëm për zonat turistike malore,” shprehet partia, duke shtuar se do të aplikohen politika fiskale stimuluese për investitorët që përmbushin standardet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ky subjekt politik paralajmëron se situata aktuale rrezikon të dëmtojë mjedisin përmes ndërtimeve të pakontrolluara dhe të pengojë rritjen e mirorganizuar të vendit.

Po ashtu, AAK-ja propozon një sërë masash konkrete, përfshirë përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e natyrës dhe mbështetjen e bashkëpunimit ndërkomunal për menaxhimin e destinacioneve turistike malore.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika