AAK paralajmëron protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se partia e tij nuk do të lejojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në një konferencë për media të premten, Lekaj ka thënë se për këtë do të angazhohen edhe me protesta nëse do të jetë e nevojshme.

Ai e ka quajtur absurde kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), për rritje të tarifave prej 14 për qindësh.

Po ashtu, ai ka thënë se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti është duke menduar se si t’ua vështirësojë jetën qytetarëve dhe jo t’ua lehtësojë atë.

“Ky është një shok lajm për të gjithë qytetarët e Kosovës, bizneset dhe ndërmarrjet e vendit, dhe kjo është e paarsyeshme dhe jo e pranueshme për të gjithë qytetarët. Nëse ndodh kjo rritje, qytetarin e vendos në varfëri të skajshme dhe në luftë për mbijetesë e ekzistencë. Mbi këto që thashë, ne si AAK jemi kategorikisht kundër kësaj rritjeje dhe nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Këtë do ta bëjmë me angazhimin tonë politik në Kuvend, në komisionet përkatëse dhe do të bisedojmë edhe me qytetarët që nëse e shohim të nevojshme të kemi edhe protesta, sepse qytetarët tanë kanë mbetur të vetmuar dhe kjo Qeveri vetëm e ka në mendim se si ta rëndojë jetën e qytetarëve dhe jo t’ua lehtësojë”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij, është absurde që të ndodhë shtrenjtimi kur dihet se Qeveria ka ndarë subvencione për zbutjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe KEK-ut, sipas tij, ka eksportuar miliona euro energji elektrike.

“Si është e mundur që KEK-u është në gjendje stabile, pasi ka eksportuar miliona euro energji, dhe nëse kjo nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit. Qeveria Kurti vitin e kaluar subvencionoi bizneset, ndërkaq konsumatorëve familjarë pavarësisht subvencionimit, u rriten tarifa 100 për qind”, ka deklaruar ai.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë pritet të vendosë tarifat e energjisë në fund të këtij muaji, të cilat do të hyjë në fuqi më 1 prill 2023. KEK-u po ashtu kërkon të rrisë çmimin e megavatit që ia shet KEDS-it dhe KOSTT-it.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika