AAK për buxhetin 2024: Qeveri e injorimit e mashtrimit, asnjë amendament nga opozita s’është shqyrtuar

FOTO:EO

Grupi Parlamentar i AAK-së ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin 2024, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj tha se asnjë amendament i propozuar nga opozita nuk është marrë parasysh, madje janë injoruar edhe agjencionet e ndërmarrjet publike.

“Kjo është Qeveri e injorimit dhe mashtrimit e në interes të klaneve të caktuara dhe nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Së pari nuk ka përfillur kërkesat e agjencioneve të pavarura të institucioneve të ndërmarrjeve publike dhe që kanë ardhur me kauza që do të ndryshojnë pozitivisht”, ka thënë Lekaj, raporton EO.

Sipas tij, qeveria ka projektuar buxhet për “klanet” e veta.

“Më besoni që këto agjencione më vështirësi po e kalojnë vitin dhe më vështirë po hyjnë në vitin 2024. Ne kemi bërë kërkesa që shkonte në favor të qytetarëve asnjë amendament nuk është shqyrtuar dhe i kanë hedhur poshtë. Rritja e koeficientit nuk ka ndodhur. Rritja e pensioneve ka qenë amendament prej 100 në 120 euro edhe kjo kërkesë është injoruar. Po ashtu zbatimi i kontratës kolektive. Kjo qeveri ka projektuar buxhet për klanet e veta. Asnjë kërkesë nuk e ka plotësuar”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika