AAK takon shoqatat e dala nga lufta, kritikohet Qeveria

Organizatat e dala nga lufta thonë se nuk do të ndërmarrin asnjë veprim pa e marr opinionin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagën Minimale. Në takimin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës përfaqësues të këtyre organizatave kërkuan që pensionet e veteranëve të jenë baraz me pagën minimale, kërkesë të cilës iu bashkuar edhe partia më e vogël opozitare, kryetari i së cilës e kritikoi ashpër Kryeministrin për qasjen ndaj veteranëve dhe aleatëve ndërkombëtarë

Në takimin e parë i pritën përfaqësuesit e sindikatave, më pas akterë të shoqërisë civile, mediave e ekspertë të ndryshëm, ndërsa të hënën një kategori krejt tjetër, shoqatat e dala nga lufta.

Mysafirët, disa edhe shokë të luftës i priti tash kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, fjalën e morri i pari e u tregua i ashpër me kryeministrin e tanishëm.

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së ka thënë se “Jam Ramush Hilmi Haradinaj, jam veteran i vërtet, nuk jam Albin Kurti që prej kafeve që i ka pi me serbë atëherë, ka shku në zyre të Adem Demaçit, e prej aty me duar të lidhura në Beograd, dhe nuk jam Mimoza Kusari që nuk e di ku ka qëndru në atë kohë në luftë, e di ku kanë qëndru shumica e gjakovarëve”.

Haradinaj po ashtu tha se me politikat e tij, kryeministri Albin Kurti i’a nguli thikën pa shpine amerikanëve dhe NATO-s e po ashtu veteranëve.

Në mandatin e kësaj qeverije shoqatat e dala nga lufta disa herë kanë protestuar, madje edhe duke penguar punën e Kuvendit.

Këso veprime radikale janë paralajmëruar edhe tash kur nuk janë barazuar pensionet e veteranëve me pagën minimale, por duket se ka ndryshim të qëndrimeve.

Xhavit Jashari, kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së ka thënë se “Për momentin, meqenëse është dërguar Kushtetuese, deri në një interpretim të Gjykatës Kushtetutese ne do të presim, nuk do të marrim veprime të cilat në këtë kohë ndoshta edhe nuk na duhen”.

Ndryshe nga qëndrimet e Jasharit u shpreh përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve i cili bëri thirrje që të bllkohet institucioni ku votohen ligjet.

Bajram Qerkini, përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve ka thënë se “Këta që janë UÇK i kanë ka 200 veta pas veti, sikur Bajrami, edhe këta me e nxanë derën edhe me thanë valla atëherë edhe sot po them më mos me hy në ndërtesa. Mos me hy më në ndërtesa është sot Kuvendi nesër me thanë ky nuk ka drejt me hy”.

Të njëjtin kurs dhe kritikë ndaj Qeverisë shpërfaqën edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, ndër to edhe ajo e të burgosurve politikë. Ndërsa kërkesa që u përsërit më së shumti ishte barazim i pensionit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves me pagën minimale e cila sipas ligjit do të jetë 264 euro.

Të njëjtin, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim para tri ditësh.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika