Aalmo: Shqetësues numri i ulët i serbëve që ndërrojnë targat e veturave në RKS

Zëvendëskëshilltari politik i komandantit të KFOR-it, Alexander Aalmo, në seminarin ‘Rose-Roth’ të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se është shqetësues fakti që shumë pak serbë po i ndërrojnë targat e veturave të tyre në RKS, megjithatë ai ka theksuar se do të bëjnë përpjeke që t'i zgjidhin të gjitha telashet e mundshme, edhe pse i kanë pritur këto indikacione

Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë





Zëvendëskëshilltari politik i komandantit të KFOR-it, Alexander Aalmo, në seminarin “Rose-Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se për KFOR-in është shqetësuese që shumë pak serbë kanë vendosur t’i ndërrojnë tabelat e veturave në RKS.

Aalmo ka thënë se do të bëjnë çmos që t’i zgjidhin telashet e mundshme. Megjithatë afati i fundit për të bërë ndërrimin e tabelave të veturave është 31 tetori.

“Vitin e kaluar kemi pasur indikacionet e para se këto do të jenë çështje konfliktuoze me barrikadat që u vendosën. Është dashur shumë angazhim ndërkombëtar për të deeskaluar situatën. Deri në fund të këtij muaji kur është afati kohor për regjistrimin e automjeteve në RKS, shumë pak nga këta kanë vendosur që t’i ndërrojnë tabelat e që është shqetësim për ne. Ne do të përpiqemi dhe bëjmë çmos që të zgjidhim paraqitjen e telasheve. KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Roli i KFOR vazhdon të jetë i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, është shprehur Aalmo.

Procesi i ndërrimit të targave të veturave ka filluar nga 1 shtatori dhe do të zgjasë deri më 31 tetor të këtij viti.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika