Pas deklaratave të ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov se ideja për iniciativën “Ballkani i Hapur” është ide e Serbisë, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.
Abazi i ka komentuar deklaratat e Lavrovit, duke shtruar pyetjen se nëse Rusia e përkrah Ballkanin e Hapur dhe njëkohësisht po e shkatërron Ukrainën a do të thotë se gjithkush që e përkrah këtë iniciativë e përkrah edhe shkatërrimin e Ukrainës.
“Kur Lavrov mbështet konkretisht ‘Open Balkan’, ndërkohë që po shkatërron hapur Ukrainën, a do të thotë kjo se kushdo që mbështet ‘Open Balkan’ po mbështet gjithashtu shkatërrimin e Ukrainës! Dhe çfarë është në të vërtetë Ballkani i Hapur?”, ka shkruar Abazi.
When Lavrov specifically supports Open Balkans, while is openly destroying Ukraine, does that mean that anyone who supports Open Balkans is also supporting destruction of Ukraine! And what is Open Balkans anyhow? #UkraineUnderAttack
— Haki Abazi (@AbaziHaki) June 7, 2022
Ndryshe, Samiti i radhës i nismës “Ballkani i Hapur”, do të mbahet më shtatë dhe tetë qershor.
Pos tri shteteve themeluese të kësaj iniciative, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve të tjera fqinje, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës.
Në takimin, i cili do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse.
Teksa ka refuzuar ftesën në vazhdimësi, të njëjtën ide e ka quajtur të panevojshme, shkruan B92.