Abazi akuzon Kurtin: Nuk lejoi deputetët e shumicës të vijnë në debat

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës ka akuzuar kryeministrin Kurti, për dështimin e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme. Ai ka shkruar se Kurti nuk i lejoi deputetët e shumicës të vijnë në debat

Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës

Haki Abazi, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka reaguar në lidhje me dështimin e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, të thirrur nga opozita për të diskutuar në lidhje me tekstet shkollore.

Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti, duke thënë se nuk i ka lejuar deputetët e opozitës të vijnë në debat.

“Kurti që dikur e digjte Kosovën me kauza e për kauza që sot dolën të jenë të rrejshme, sot nuk lejon deputetët e shumicës të vijnë në debat. Në formën e njëjtë sikur bën për të mos u ballafaquar me faktin për poshtërimin e parlamentit, deputetëve, veteranëve, duke u koordinuar me Radojçicin dhe Listën Serbe”, ka shkruar Abazi.

Opozita javën e kaluar pati thirrur seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me tekste shkollore. E njëjta dështoi ditën e hënë pasi deputetët e mazhorancës nuk morën pjesë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika