Abazi: Asociacioni është kurth, të themelohet vetëm si OJQ

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një kurth për Kosovën dhe se sipas tij duhet të themelohet si një OJQ

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, deklaroi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nëse themelohet, duhet të ketë funksion të një organizate joqeveritare.

Ai në Kuvendin e Kosovës tha se çështja e Asociacionit është kurth që ka ardhur nga e kaluara.

“Duhet të dekonstruktohet kjo punë se është bërë kurth i madh kjo puna e Asociacionit. Është bërë kurth nga e kaluara, por edhe nga tendenca e projeksionit të frikës mbi atë se çfarë mund të ndodhë me këtë Asociacion”, ka thënë ai.

Deputeti i LVV-së ka thënë se është në interes të Serbisë që të vazhdojë status-quoja.

“Ne duhet patjetër të dalim nga ky kurth, sepse është interes i Serbisë që ta mbajë këtë status-quo. Kemi me mijëra organizata joqeveritare që kanë mision e vizion, nuk do të thotë asgjë që të krijohet një organizatë e llojit të tillë, e cila mund ta përkufizojë të drejtën e komunave për ta përfaqësuar veten në forma të ndryshme”, tha ai.

Abazi ka thënë se marrëveshja përfundimtare duhet të ndodhë gjatë vitit 2023.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika