Abazi: Çuditërisht vendimi i BQK-së u politizua edhe nga ndërkombëtarët

Eksperti financiar Milazim Abazi

Më 4 prill, çështja e dinarit serb do të jetë temë diskutimi në Bruksel.

Por se “a ka marrë kahje politike çështja e dinarit’, eksperti financiar, Milazim Abazi, ka thënë se çuditërisht është politizuar edhe nga faktori ndërkombëtar, por edhe nga faktorët e brendshëm.

“Që nga momentet e para është politizuar. Si një çështje ligjore dhe profesionale siç ishte rregullorja e BQK-së për pengimin dhe pastrimin të parave dhe financimit të terroizmit si dhe ekonomisë informale. Kjo çuditërisht u politizua jo vetëm nga faktori ndërkombëtar, por edhe nga brenda. Kjo ka qenë totalisht e panevojshme sepse rregullorja e BQK-së është në harmoni të plotë me marrëveshjen dhe stabilizim asocimit me BE-në”, është shprehur Abazi për emisionin ‘Five’ në Televizionin Dukagjini.

Abazi ka thënë se “Kosova s’mund të bëjë asnjë hap më tutje nëse se rregullon çështjen e pastrimit të parave. Kjo rregullore është në pajtimin e plotë me Planin e Rritjes në Samitin e Shkupit, që është bërë në janar të këtij viti, për qarkullimin e parasë në mënyrën e shpejtë dhe pa pengesa”.

Çështja e dinarit serb e cila është politizuar, eksperti financiar Abazi ka thënë se “ nuk e prek interesin e qytetarëve serbë në Kosovë, por prek interesat e Vuçiqit për financimin e terrorizmit dhe strukturave paralele. Si dhe pengon ekonominë informale”.

Në anën tjetër, Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Kushtetueses, ka thënë se rregullorja e re e BQK-së ka pasur nevojë që të ketë një periudhë të implementimit pas vendimit.

“Kosova është duke u zhvilluar, duke u integruar në Evropë dhe mekanizma ndërkombëtarë. Vendimi i BQK-së është veprim ligjore dhe legale, në të cilën valuta e vetme në qarkullim do të jetë euro. Ata të cilët kanë përdorë dhe keqpërdorë valuta tjetër përmes një rregullore, e nga një institucion kushtetues si BQK-ja. Është dashtë një vendim i tillë, por të ketë hapësirë për implementim. Që nënkupton gjashtë muaj ditë do të vinte si implementimi i saj”, shtoi Kryeziu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika