Abazi kritikon qeverinë: Në shoqëritë demokratike parlamentare, me këto rezultate nuk do të qëndronin as gjashtë muaj

Deputeti Haki Abazi, në lidhje me situatën në veri të vendit, ka thënë se Kosova ka nevojë serioze dhe urgjente për konsolidimin e praktikës demokratike. Sipas tij, në Britani të Madhe por edhe kudo tjetër në shoqëritë demokratike parlamentare, “këto figura të qeverisë me këto rezultate nuk do të qëndronin as gjashtë muaj”

Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

Deputeti Haki Abazi ka reaguar në lidhje me tensionet në veri.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë serioze dhe urgjente për konsolidim të seriozitetit të praktikës demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se deficiti serioz në demokraci prodhon autokraci, ndërsa autokrati që beson se mund të manipulojë popullin e të përjashtojë këdo që mendon ndryshe, përfundon i rrethuar me servilë.

“Deficiti serioz në demokraci prodhon autokraci ndërsa autokrati që beson se mund të manipuloj popullin e të përjashtoj këdo që mendon ndryshe, përfundon i rrethuar me servilë. Kosova ka nevojë serioze dhe urgjente për konsolidim të seriozitetit të praktikës demokratike”, ka shkruar Abazi.

Në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, Abazi ka kritikuar Kurtin, duke thënë se ka për qëllim “shembjen e madhështisë së Rugovës në shtetformimin dhe çlirmin e një pjese të madhe të kombit”.

“Edhe sot Ambasadori Amerikan ka më shumë informata, përfshirë edhe informata që këto lëvizje taktike në veri kanë qëllim popullist dhe egocentrik për të krijuar klimë për zgjedhjet e ardhshme ku viktima Kurti del më i votuari në historinë e Kosovës. Kurti ka për qëllim shembjen e madhështisë së Rugovës në shtetformimin dhe çlirmin e një pjesë të madhe të kombit. Por nuk e ka këtë qëllim që ta ngris Demaçin dhe figurën e tij por që me Demaçin  dhe Çosjen ta vendos pykën në mendjen e njerëzve që në këtë përplasje të del figura historike e Kurtit. Kjo poashtu e shpjegon nevojën për të qenë i rrethuar me njerëz me të kaluar të pistë, që të jenë të varur dhe servil por ëdhe më e rëndësishme që ndytesia e tyre e bën dallimin dhe e vë në pah “puritanizmin” e Kurtit”.

Sipas tij, në Britani të Madhe por edhe kudo tjetër në shoqëritë demokratike parlamentare, “këto figura me këto rezultate nuk do të qëndronin as gjashtë muaj”.

Ai e ka kritikuar edhe parlamentin për “moskërkim” të llogarisë, duke thënë se parlamenti është shndërruar në agjension turistik për vizita të deputetëve.

“Parlamenti në vend se të jetë vendi që kërkon llogaridhënje, të monitoroj dhe ushqej debatin demokratik, është bërë lodra që me teledirigjues nga jashtë sillet në rreth ndërsa Konjufca mban dizginët e karrocës pa kalë. Në rastin më të mirë, me qëllim, Parlamentin e kanë shëndrruar në agjension turistik për vizita të deputetëve që as idenë nuk e kanë se çka është agjenda e vizitës dhe ku koordinohet ajo. Me rëndësi është një foto apo një selfie para pallateve dhe ndërtesave të bukura, pastërtisë së qyteteve perëndimore, pikturave e skulpturave të zgjedhura me kujdes”, ka vijuar ai.

Postimi i plotë i deputetit Abazi:

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika