Deputeti Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me marrëveshjen e fundit me Serbinë.
Abazi, tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ishte në opozitë, do të gjuante gaz lotsjellës për ta penguar marrëveshjen e arritur në Ohër.
“Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr të LVV-së, sepse Rrustemi ka të drejtë, ndoshta opozita kishin festua për këtë marrëveshje, por LVV dhe aktivistët do gjuanin gaz lotsjellës, kishin rrotullua makina, kishin bërë gjëra që e kishin pengu realizimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë ai.
Tutje, Abazi, tha se në Kosovë ka vdekur demokracia, teksa shtoi se Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin, nuk ka zhvilluar debate në mënyrë që të evitohej oferta e BE-së, merre ose lëre.
“Demokracia ka vdekur, sepse kërkoj nga kryeministri, kur është bërë debati me ekspertët njerëzit e njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare ku është bërë demokracia për opsionet e demokracitë që është dashtë të mbahen të mbyllura, por megjithatë kemi mujt me pas proces që do ta ndërtonte strategjinë lobimin edhe në Amerikë edhe në Evropë, që mos me ardh në situatën merre ose lëre”, ka thënë ai.
Abazi, tha se LVV-ja i ka shkelur kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet.