Abazi: Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pushim para afatit për të mos diskutuar për pazaret e Kurtit me Radojçiqin

Deputeti Haki Abazi ka thënë se Kuvendi i Kosovës “me urdhër” të kryeministrit Kurti ka shkuar në “pushim të dhunshëm” një muaj para afatit për të mos diskutuar për “pazaret” e Kurtit me Radojçiqin

Haki Abazi

Deputeti Haki Abazi ka thënë se Kuvendi i Kosovës “me urdhër” të kryeministrit Kurti ka shkuar në “pushim të dhunshëm” një muaj para afatit, sipas tij kjo është bërë për të mos diskutuar për “pazaret” e kreut të ekzekutivit, Kurtit me Radojçiqin.

Abazi këtë e ka cilësuar si “ngulfatje e demokracisë parlamentare”.

“Pas skandalit të madh me Ridvan Muharremin, si duket pronarin e shtëpisë ku jeton me ose pa qira Albin Kurti, pa qira sigurisht sepse qiraja paguhet duke marre tendera e duke u bërë faktorë në takimet me Lajçakun e ambasadorë në shtëpi private”, ka shkruar Abazi.

Deputeti është shprehur se Kosova nuk është “pronë private e as nuk është leckë e pazareve të pauzave të Kusarit, Kurtit e Mihajlit me Radojçiqin”.

“Puritanizmi i fasifikuar po shembet, qeni topall ka ngodhur në trotuar rrugës për te Albi- Market… Frytet e revolucionit të madh janë në dorën e hipokritëve që edhe jetën e njerëzve e dhimbjen e nënave e shohin si mundësi për vota…”, ka shkruar tutje Abazi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika