Abazi: Në Ferizaj do ta kenë të vështire të marrin pikë

Sipas udhëheqësit të klubit FC Ferizaj, Lulzim Abazi, ekipi i tij është në rrugë të mbarë të jetë në ekipet elitare të Kosovës

Lulzim Abazi kryetar i FC Ferizajit, ka thënë në emisionin Dueli Sportive në RTV Dukagjini se në Ferizaj do ta kenë të vështirë të marrin pikë skuadrat tjera.

Më tej, ai ka folur për ardhjen e trajnerit të ri në FC Ferizaj, ku ka thënë se falë rekomandimeve të trajnerit të ri, ata kanë arritur që ekipin ta riorganizojnë dhe tani janë duke qëndruar shumë mirë në ligën e futbollit kosovar.

“Në këtë sezon, ne jemi më të mirë, edhe me pikë më shumë sesa Ballkani. Sepse nga minus 6 pikë, kemi arritur të jemi plus 11 pikë”, ka thënë Abazi.

Më tutje ai ka thënë se ekipi të cilën e udhëheq janë në rrugën e duhur për të qenë në elitën e futbollit kosovar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika