Abazi: Nuk duhet paguar asnjë cent nga buxheti i shtetit për energjinë që shpenzohet në veri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi, ka thënë se nuk duhet paguar asnjë cent nga buxheti i shtetit për energjinë që shpenzohet në veri, pasi sipas tij fondet e BE-së duhet të kryejnë pagesa të tilla

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se mospagesa e energjisë në veri nga popullata serbe, ka të bëjë me “negocimin e dobët dhe mungesën konkrete të përvojës për të kthyer fjalët në vepra”.

E që sipas deputetit të Vetëvendosjes, kjo vazhdimësi sikur në të kaluarën nuk është një ndryshim i premtuar.

Ai ka shtuar se për energjinë që shpenzohet në veri nuk duhet paguar asnjë cent nga buxheti i shtetit, pasi sipas tij derisa problemi të zgjidhet, energjia duhet të paguhet nga fondet e BE-së.

“Mospagesa e energjisë në veri nga ana e popullatës Serbe, është rezultat i negocimit të dobët dhe mungesë konkrete e përvojës për të kthyer fjalët në vepra konkrete! Vazhdimi me të njëjtin avaz sikur në të kaluarën nuk është ndryshimi i premtuar. Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri. Xhepi i varfër dhe buxheti i shtetit nuk duhet lejuar të paguajë për politikat e Serbisë. Derisa të zgjidhet problemi në veri le të paguhet energjia nga fondet e BE-së”, ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika