​Abazi: Nuk ka propozim gjerman për Asociacionin

Sipas Abazit, do të dukej qesharake që një shtet siç është Serbia, duke u bazuar në krimet e luftës në Kosovë të tentojë të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë. Lidhur me Asociacionin, ai ka thënë se nuk ka Asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe kushtetutën e vendit

Deputeti i VV-së, Haki Abazi në një konferencë për media

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se nuk ekziston asnjë propozim gjerman për Asociacionin.

Në një konferencë për media, Abazi ka thënë se propozimi i vetëm për Asociacionin e komunave është ai i cili duhet formuar në ligjet ekzistuese të Kosovës.

“Nuk ka propozim gjerman, nuk mund të ketë asnjë propozim me emra të tjerë. Në fakt ka vetëm një propozim është Asociacioni i komunave i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka Asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe kushtetutën e vendit. Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Abazi, gjersa ka thënë se do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë.

Krahas kësaj, ai ka thënë se procesi i reformave zgjedhore duhet përcjellë me kujdes dhe se i njëjti duhet të digjitalizohet.

“Po ju thërras të gjithëve, ekspertë, juristë e shoqërinë civile dhe mediat që të përcillni me kujdes këtë proces të rëndësishëm të reformës zgjedhore. Duhet të bëhet zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit me votën e qytetarëve”, ka deklaruar Abazi.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika