Abazi për Kusari-Lila: 2-3 deputetët që flasin për çështje të caktuara, janë në një linjë të caktuar me shefen e GP të LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kërkesat e tij për krijimin e Komisionit për Hetimin e Privatizimit në Kosovë nuk janë përfillur nga Shefja Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila  





Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, dhe njëherësh deputet i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për shefen e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila. Ai ka thënë se ka pakënaqësi për mënyrën se si po udhëheq Kusari-Lila, shefe e GP të LVV-së, pasi deputetët nuk po kanë hapësirë për t’i shprehur idetë e tyre.

Abazi ka treguar se janë 2-3 deputetë nga GP i LVV-së në Kuvendin e Kosovës, të cilët, flasin për çështje të caktuara.

“Ekziston skenari i folësve, që është normale, se nuk munden të gjithë të flasin, por skenari duhet të jetë rezultat i debatit të mëhershme që bëhet brenda grupit parlamentar për t’u caktuar jo njerëzit që gjithmonë e marrin fjalën dhe jo çdoherë janë të përgatitur për temat, por domosdoshmërisht janë në një linjë të caktuar me shefen e GP- të LVV-së”, ka shtuar ai.

Abazi ka treguar se cilat kanë qenë kërkesat e tij, të cilat, nuk janë marrë parasysh nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së.

“Unë kam bërë propozimin me shkrim, sipas marrëveshjes dhe procedurave, për nisjen e komisionit hetimor për privatizim në shkurt të këtij vitit. Tani ne jemi në tetor unë dhe sot nuk kam përgjigje, absolutisht nuk është proceduar kërkesa për krijimin e Komisionit Hetimor për Privatizimin në Kosovë”, ka theksuar ai.

Sipas Abazit, ai kishte bërë kërkesa që të krijoheshin komisionet, për të cilat kanë folur vazhdimisht, siç është, SHIK.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika