Abazi për plagosjen në Shtërpcë: Tendenca për ta përkufizuar ngjarjen në vija etnike, tregon që s’ka as reagim të mençur e as të mirë

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se para përfundimeve të rastit të plagosjes në Shtërpcë, duhen pritur rezultatet deri në fund të hetimeve

Haki Abazi, Kryetar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi, ka thënë se tendenca për ta përkufizuar plagosjen e së premtes në Shtërpcë, në vija etnike, tregon se nuk ka reagime të mençura dhe asnjë qëllim të mirë.

Plagosja e dy të rinjve nga komuniteti serb në Shtërpcë, të premten, ka nxitur reagime të shumta në vend e krahas tyre, edhe atë të deputetit Abazi. Ai ka thënë se çka duhet ndërmerret para përkufizimit në baza etnike, janë rezultatet.

“Shumë pak reagime dhe shumë pak vizita ka pasur polici i njësisë speciale, Ekrem Neziri, kur është plagosur më 8 dhjetor nga bandat kriminale në veri. Plagosja në Shtërpcë, mund të jetë një aksident, në mos edhe skenar për t’i fajësuar shqiptarët, mund të dënohet si akt, por çka do që është, ngulmimi e tendenca për ta përkufizuar ngjarjen në vija etnike, po tregon që as reagim të mençur dhe as qëllim të mirë nuk ka. Durim, le të pritet rezultati para se të bëhemi gramafonet e zërave dhe qëllimeve të gabuara!”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, të premten e 6 janarit, dy të rinj, njëri 11 vjeç dhe tjetri 21, janë plagosur në Shtërpcë. I dyshuari është arrestuar më vonë atë ditë, dhe sipas deklarimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i dyshuari është pjesëtar i FSK-së.

Në shenjë revolte, komuniteti serb vendosi barrikada në Shtërpcë,  të cilat u larguan po atë ditë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika