Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur për rastin e Shtërpcës, ku si pasojë e të shtënave nga një pjesëtar i FSK-së kanë mbetur të plagosur dy qytetarët të rinj të komunitetit serb.
Abazi, ka thënë se “njerëzit dalin bëjnë gjyq publik pa e ditur se çfarë ka ndodhur. Të gjitha ata që kanë jetuar në rrethe ku kanë jetuar serbët, e din që dita e Vidovdanit e din që është me drunjtë me dushka edhe me maska”.
Sipas Abazit, duhet shqyrtohen të gjitha rrethanat për të ardhur deri te rezultatet.
Se a është ndier i rrezikuar pjesëtari FSK-së e ka pyeturAbazin, Ermal Panduri në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.
“Patjetër. Unë jam absolut i bindur se me ka ndodhur mua, edhe iu ka ndodhur edhe njerëzve të tjerë që kanë jetuar në rrethin Ferizajt dhe të Shtërpcës, që dalin me maska, drunjtë me dushka edhe bëjnë presion mbi njerëzit që kalojnë andej”, ka deklaruar Abazi.
Më tej sipas Abazit, ushtari i FSK-së, ka përdorur metodën e rekomanduar për t’u larguar turmën duke gjuajtur në tokë.
“Deklarata e nënës së fëmijës është gjëja më e qartë aty që thotë se ushtari i FSK-së ka gjuajtur në tokë edhe një plumb qorr e ka goditur fëmijën, që është e rastësishme”.
“Ndërsa Prishtina ia bënë gjykimin publik njeriut, prej kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje e deri të institucionet tjera pa e ditur realisht se në çfarë rrethanash ka ndodhur rasti”, ka theksuar Abazi.
“Po mendoj që duke pasur durimin e madh, me pranua lirimin e Pantiqit, atje edhe me bo gjykim publik ndaj një qytetari këtu që ka mundur me u ndodh krejtësisht në rrethana tjera”, ka përfunduar ai.