Abazi tregon disa nga deputetët e “Grupit të Gjelbër të Deputetëve”

Të shtunën e 15 tetorit, Abazi ka njoftuar për themelimin e “Grupit të Gjelbër të Deputetëve”, nga një grup vullnetar i deputetëve. Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Abazi ka treguar disa emra të pjesëtarëve të këtij grupi

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka zbuluar disa nga emrat e gupit vullnetar të deputetëve, “Grupi i gjelbër i deputetëve”.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Abazi ka thënë se, sipas rregullores, nevojiten gjashtë nënshkrime në minimum, ndonëse numri i të interesuarve, siç ka thënë ai, ishte i lartë.

Ai ka treguar se ndër pjesëtarët e këtij grupi janë ish-ministrja e Financave dhe ish-ministrja e Arsimit, nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Besian Mustafa, Gazmend Gjyshinca dhe Drita Millaku nga radhët e LVV-së.

Të shtunën e 15 tetorit, Abazi ka njoftuar për themelimin e “Grupit të gjelbër të deputetëve”, nga një grup vullnetar i deputetëve.

“Në bazë të nenit 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në përputhje të nenit 25 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot Kryetarit të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kemi paraqitur Njoftimin për Themelimin e Grupit Vullnetar ‘’Grupi i Gjelbër i Deputetëve”, ka shkruar Abazi, gjersa ka bërë të ditur se ai do të jetë kryesuesi i këtij grupi.

Para pak ditësh, Abazi ka shprehur pakënaqësi ndaj shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, për mënyrën se si po udhëheq ajo.

Abazi për Kusari-Lila: 2-3 deputetët që flasin për çështje të caktuara, janë në një linjë të caktuar me shefen e GP të LVV-së

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika