Abazi: Veriu po mbahet në duart dhe kontrollin e Serbisë me shantazh

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për “fitoren” e veriut pas zgjedhjeve të së dielës në katër komunat në veri, deputeti Haki Abazi ka thënë se popullata atje është e shantazhuar në të gjitha aspektet me kërcënim

Haki Abazi, Deputet i LVV-së

Deputeti Haki Abazi, ka deklaruar se veriu i Kosovës po mbahet në duart dhe kontrollin e Serbisë me shantazh.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për “fitoren” e veriut pas zgjedhjeve të së dielës në katër komunat në veri, ka thënë se popullata atje është e shantazhuar në të gjitha aspektet me kërcënim.

“Ajo që është më e rëndësishme sipas meje është që nuk ka pasur realisht asnjë mundësi që të ndodhë ndryshe. Është e ditur që veriu është një pjesë e Kosovës që po mbahet në duart dhe kontrollin e Serbisë. Popullata atje është e shantazhuar në të gjitha aspektet me kërcënim dhe mendoj që është fatmirësi që nuk ka ndodhur të përsëritet skenari kur u vra polici Enver Zymberi”, ka thënë Abazi.

Megjithatë, sipas tij, rezultatet nga ky proces i zgjedhjeve ka qenë i ditur.

“Mendoj që ka qenë një fatkeqësi që kemi hyrë në këtë proces sepse e kemi ditur që realisht do të përfundojmë me këtë skenar sepse qëllimi i Vu֛iqit është që në çdo lëvizje që bën Kosova ai ta rrisë pazarin për ta kthyer pazarin ku ka një normalitet, atij i ka shku përshtati që të arrijë që në takimin e ardhshëm të takimit të lartë të mbajë kartën e fuqishme të veriut si territor i Kosovës por që Serbia e kontrollon”, shtoi ai.

Abazi shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq mban terrenin e lojës dhe vazhdon të jetë i pandëshkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, as nga BE-ja as nga SHBA-ja.

“Plagosja e policit të njësisë speciale para disa muajve atje madje edhe shkëmbimi i zjarrit me njësitet kriminale sigurisht që tentojnë të mbajnë gjatë gjithë kohës së paku tensionin i cili mandej ka efektet e ndryshme por në aspektin politik kanë dashur të vërtetojnë që institucionet e Kosovës nuk e kanë të mundur të organizojnë zgjedhje të lira e demokratike ku do të ketë  një pjesëmarrje masive”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika