Abazi: Kurti mund të flasë shumë më shumë për shqiptarët sesa Thaçi

Gjersa kanë kujtuar reagimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjatë kohës kur ishte në opozitë, Haki Abazi, ka thënë se Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka vulosur barazinë e dy shteteve në Berlin.

I ftuar në Debat Plus, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, ka thënë se Kurti ka hedhur poshtë çdo hipotezë frike për progresin e dialogut me Serbinë.

“Une mendoj që Albin Kurti mund të flas shumë më shumë për shqiptarët sesa Hashim Thaçi”, ka thënë Haki Abazi, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme.

Këtë të fundit, e ka kundërshtuar dukshëm Imer Mushkolaj, analist.

“Nuk ka asnjë pikë konsistence në deklarimet që ka dhënë”, ka thënë Imer Mushkolaj, analist, gjersa ka cilësuar deklarimet e Kurtit si mashtrim.

Gjersa Abazi ka thënë se çështja e të pagjeturve është prioritare, Mushkolaj ka thënë se një çështje e tillë ishte parakusht për Kurtin në dialogun Kosovë-Serbi.

Darka Kurti-Vuçiq-Lajçak, kthen palët në tavolinën e dialogut

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika