Abazoviq drejt Beogradit, do të takohet me Vuçiq dhe liderët e tjerë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të mërkurën e 29 qershorit do të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Beograd

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të mërkurën e 29 qershorit do ta vizitojë Serbinë.

Në vizitën e tij zyrtare dyditore, Abazoviq do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Pos tij, Abazoviq do të takohet edhe me kryeministren Ana Bërnabiq dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiq.

Kryeministri malazez do të pritet nga homologia e tij Ana Bërnabiq, me ceremoni zyrtare para Pallatit të Serbisë, e më pas do të ketë një takim dypalësh mes dy kryeministrave, shkruan Tanjug.

Vizita e presidentit të Malit të Zi në Beograd ishte paralajmëruar në Ohër, ku Abazoviq kishte marrë pjesë si vëzhgues në Samitin e iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Së fundmi, Abazoviq i shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishin vizituar Ukrainën.

Ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, kishte thënë se janë dëshmitarë të shkatërrimit të shkaktuar nga lufta që po zhvillohet atje.

Për këtë vizitë, dy kryeministrat shqiptarë kanë marrë ftesë nga vetë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika