Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka mirëpritur vendimin e marrë nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila udhëhiqet nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, parti kjo që ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj ndaj qeverisë aktuale.
Abazoviq, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Mali i Zi duhet të ecë përpara dhe se sipas tij, krimi, korrupsioni dhe nacionalizimi nuk janë opsione.

“E përshëndes vendimin e marrë nga kryesia e DPS-së. Është përgjegjësi e burrështetasit kur nuk ke mundësi ta ndihmosh shtetin, të paktën të mos i bëj keq. Do të shohim se cili është mendimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të ecë përpara – krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja e Evropës do të fitojë”, ka shkruar ai.
I welcome the decision of the DPS Presidency. It is responsible and statesmanlike that when you are not able to help the state , at least not to set it back. We will soon learn about the attitude of the majority of deputies. ⬇️
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) July 10, 2022
Ai ka theksuar se e ardhmja e Evropës do të fitojë.
Montenegro must move on – crime, corruption and nationalism are not options anymore.
The European future will prevail! 🇲🇪🇪🇺
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) July 10, 2022
Ndryshe, ky vendim erdhi pasi qeveria e Malit të Zi, ka miratuar draft-kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, gjë për të cilën kjo qeveri nuk ka mandat dhe pajtueshmëri të plotë politike.
E njëjta ishte votuar për të shtyrë përpara agjendën evropiane të vendit.
Partia DPS, nga 81 deputetë sa janë gjithsej, ka 29 deputetë në parlamentin malazez.
Kjo parti doli me një qëndrim se qeveria e ka humbur mbështetjen e kësaj partie, nga e cila edhe varet jetëgjatësia e qeverisë së kryeministrit Abazoviq.