Abazoviq: Jam gati të jap dorëheqje

Dritan Abazoviq, ka ofruar gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqjen nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi.

Kryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është shprehur i gatshëm të jap dorëheqje nga pozita të cilën e mbanë.

Këtë deklaratë, i pari i qeverisë malazeze, e dha për mediumin “Vijesti”.

”Të gjithë duhet të kemi konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, të Gjykatës Kushtetuese. Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë në zgjedhje të reja’. Por para kësaj, le ta bëjmë punën të përbashkët. Nëse kolegët demokratë, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, mendojnë kështu, unë jam gati të jap dorëheqjen”, është shprehur Abazoviq.

I pyetur se si e sheh një rrugëdalje nga situata aktuale, Abazovic u përgjigj duke thënë se zgjidhja më e mirë është dialogu

“Rrugën e shoh gjithmonë në dialog, nuk ka nevojë të ngremë tensione dhe të ngremë tema që nuk i interesojnë qytetarët… Pavarësisht gjithçkaje, vendi ynë është në rrugën e duhur dhe duhet të gjejmë një marrëveshje për të zhbllokuar rrugën europiane… Nuk mundemi. të ndryshojmë të kaluarën, gjithçka që mund të bëjmë është të ndryshojmë të ardhmen”, ka thënë Abazoviq.

Për Ballkanin e Hapur, Abazoviq tha se “gjithçka që mund të përshpejtojë integrimin është e pranueshme, dhe gjithçka që është zëvendësim për integrimin në BE është e papranueshme”.

“Procesi i Berlinit është në rregull nëse pranohet, funksionon edhe Ballkani i Hapur. Kemi një situatë ku ka pritje në kufijtë tanë. Pyes zyrtarët e turizmit nëse është më mirë të kemi një kufi fleksibël, apo të kthejmë njerëzit? Më shumë kufij, më shumë kontrabandë. Kjo është ajo.” tha Abazoviq.

Ditë më parë, partia e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq,  ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj ndaj qeverisë aktuale.

ky vendim erdhi pasi qeveria e Malit të Zi, ka miratuar draft-kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, gjë për të cilën kjo qeveri nuk ka mandat dhe pajtueshmëri të plotë politike.

E njëjta ishte votuar për të shtyrë përpara agjendën evropiane të vendit.

Partia DPS, nga 81 deputetë sa janë gjithsej, ka 29 deputetë në parlamentin malazez.

Kjo parti doli me një qëndrim se qeveria e ka humbur mbështetjen e kësaj partie, nga e cila edhe varet jetëgjatësia e qeverisë së kryeministrit Abazoviq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika