Abazoviq nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë. Këtë e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Të premten e 13 janarit, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetin e tij social Facebook.

“Kënaqësi pjesëmarrja sot në ceremoninë e dorëzimit të titullit ‘Doctor Honoris Causa’, kryeministrit Dritan Abazoviç dhe privilegj mundësia për të thënë disa fjalë rreth librit të tij, “Kritika e Etikës Globale”, ka shkruar Rama.

Sipas kryeministrit shqiptar, libri “Kritika e Etikës Globale” është një “pasqyrë e dobishme për të kuptuar rrënjët e një fenomeni unikal politik si themeluesi i lëvizjes URA”.

Kënaqësi pjesëmarrja sot në ceremoninë e dorëzimit të titullit Doctor Honoris Causa, kryeministrit Dritan Abazoviç dhe privilegj mundësia për të thënë disa fjalë rreth librit të tij, “Kritika e Etikës Globale”, i cili është një pasqyrë e dobishme për të kuptuar rrënjët e një fenomeni unikal politik si themeluesi i lëvizjes URA”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika