Abazoviq mbështet Ukrainën

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka biseduar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili e ftoi Abazoviq-in që ta vizitojë Kievin

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku ky i fundit në mbështetje të Ukrainës, i’a përkujtoi Zelenskyt se shteti i Malit të Zi e ka dënuar agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës.

Abazoviq që në fillim e ka mbështetur pavarësinë e Ukrainës. Zelensky e ftoi kryeministrin që ta vizitojë Kievin, ku ai u shpreh mirënjohës për ftesën që mori.

Ai ka shkruar se Mali i Zi si lider i integrimit jep mbështetjen e plotë të rrugës evropiane të Ukrainës.

Sipas Qeverisë malazeze, kryeministri ka marrë ftesë për vizitë në Kiev.

“Gjatë bisedimeve me Zelenskyn, kryeministri Abazoviq ka shprehur gatishmërinë e tij personale për të vizituar Kievin dhe në këtë mënyrë t’i ofrojë mbështetje popullit ukrainas, duke vënë në dukje se do t’u propozojë liderëve të Ballkanit Perëndimor që së bashku të vizitojnë kryeqytetin ukrainas dhe të ofrojnë mbështetje”, thuhet në deklaratë.

Zelensky e ka falënderuar Abazoviq-in për mbështetjen e dhënë vazhdimisht, dhe qëndrimin parimor të Podgoricës ndaj BE-së.

Gjithashtu, Abazoviq gjatë bisedës me Zelenskyn, i ka treguar atij për refugjatët ukrainas që ka pranuar Mali i Zi, ku aty ka pothuajse dy përqind të popullsisë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika