Abazoviq në Samitin e Berlinit: Po u afrohemi më shumë vlerave të BE-së

"Po krijojmë një rajon më të mirë e më të integruar, edhe më afër vlerave të BE-së", kështu ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në lidhje me zhvillimet e Samitit në Berlin

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Samitin e Procesit të Berlinit





Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në margjinat e Samitit të Berlinit ka thënë se po krijohet një rajon më i mirë dhe më i integruar afër vlerave të Bashkimit Evropian.

“Së shpejti do të nënshkruajmë tri marrëveshje rajonale për lirinë e lëvizjes me letërnjoftim, njohjen e kualifikimeve universitare dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, stomatologëve dhe arkitektëve”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

Ndryshe, të gjashtë shtetet, pas një periudhe intensive dialogu, janë dakorduar për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Po ashtu, pritet që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina ta zyrtarizojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja shteteve, me atë të së cilës qytetarët do të mund të udhëtojnë drejt Bosnjës pa pasur nevojë që të pajisen me vizë.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në fjalimin e tij në Samitin e Berlinit ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë përkushtuar të punojnë së bashku për të arritur qëllimet dhe synimet në Tregun e Përbashkët Rajonal dhe jo vetëm.

Scholz në këtë samit ka thënë se procesi i normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet dhe se mund të llogarisin në Procesin e Berlinit për mbështetje.

“Zotimet që po i bëjmë sot janë me urgjencë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet, mund të llogarisin në këtë proces që do t’i mbështesë”, ka deklaruar Scholz.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Qëllimet kryesore të këtij procesi janë, përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.

Ky proces përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ndërsa, shtetet pjesëmarrëse të BE-së janë, Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia dhe Italia.

Çfarë do t’i sjellin Kosovës ujditë në Samitin e Berlinit?





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika