Abazoviq pas takimit me Osmanin: Do të konkretizojmë projekte me interes të përbashkët në ekonomi e transport

Pas takimit midis presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ky i fundit ka thënë se është diskutuar për projekte të përbashkëta në fushën e ekonomisë dhe transportit

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Pas takimit midis presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në margjina të Samitit të Demokracisë në Evropën Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, Abazoviq ka thënë se është diskutuar për projekte të përbashkëta në fushën e ekonomisë dhe transportit.

Kështu ka thënë ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, teksa ka shprehur kënaqësi për takimin bilateral.

“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë projekte me interes të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të Demokracisë në Evropën Juglindore, Budva”, ka shkruar Abazoviq.

Por, gjatë një diskutimi të panelit në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore, Osmani dhe Abazoviq, kanë shkëmbyer disa replika lidhur me iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”.

Abazoviq ka thënë se një pjesë e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” për shkak të rolit të Serbisë në këtë nismë.

“Për mendimin tim, një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton ‘Ballkanin e Hapur’, vetëm sepse është kundër çdo gjëje që është Serbia. Ata nuk e kanë problem nismën, por kanë problem personal”, ka thënë Abazoviq duke shtuar se “problemet personale në politikë shpeshherë nuk japin mundësinë për ndonjë lloj vizioni”.

“Unë nuk po angazhohem për ‘Ballkanin e Hapur’ ose për Procesin e Berlinit apo ndonjë nismë tjetër. Unë po angazhohem për bashkëpunimin rajonal. Çdo nismë që ka për qëllim bashkëpunimin rajonal, gjithçka që mund të shfrytëzojmë për bashkëpunim, është sukses”, kishte shtuar ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë një samiti në Mal të Zi.

Ndaj këtij komenti ka reaguar presidentja Osmani.

“Se a është dikush lider i zgjedhur në mënyrë demokratike, që beson në vlerat e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe në demokracinë dhe a është dikush ish-ministër i propagandës së regjimit të [ish-kreut të Jugosllavisë, Slobodan] Milosheviqit, kjo duhet të ketë rëndësi. Në të kundërtën, porosia që po dërgojmë është se nuk ka rëndësi nëse je [presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky apo [presidenti i Rusisë, Vladimir] Putin”, theksoi Osmani.

Osmani shtoi se “në qoftë se nuk e mësojmë këtë leksion nga e kaluara, nuk do të jemi në gjendje që të ecim rrugës së drejtë në kohën kur po ballafaqohemi me luftën në Ukrainë”.

Ndonëse, Abazoviq e përkrah këtë nismë, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin.

Ilustrim

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika