Abazoviq për Gjukanoviqin: I kanë mbetur pak letra në duar, duhet t’i përdorë mirë ato

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se Gjukanoviq i ka disa letra në duar, të cilat sipas Abazoviqit, do të ishte mirë që ato të përdoren në mënyrën e duhur

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq





Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se e vetmja mundësi që i ka mbetur presidentit Milo Gjukanoviq, është t’i japë mandatin Miodrag Lekiqit, për ta formuar Qeverinë e re.

“Gjithçka tjetër është dhunë ligjore. Ai nuk mund ta shpërndajë Parlamentin, sepse po të mundej do ta shpërndante më 5 dhjetor të vitit 2020, kur u formua ajo qeveri pas 30 gushtit. Është shumë e thjeshtë”, ka thënë Abazoviq, shkruan gazeta “Vijesti”.

Ai ka thënë se Gjukanoviq i ka disa letra në duar, të cilat sipas Abazoviqit, do të ishte mirë që ato të përdoren në mënyrën e duhur.

“Mendoj se Gjukanoviq ka disa letra në duar dhe do të ishte mirë që t’i përdorë në mënyrë korrekte dhe jo të dëmshme”, shtoi Abazoviq.

Në anën tjetër, Abazoviq shtoi se nëse Gjukanoviq “do të kishte dëgjuar këshilla me qëllim të mirë”, do të kishte qenë në pension politik shumë kohë më parë.

“Është e drejta e tij legjitime të merret me politikë, ashtu siç e mendon. Mendoj se gjithçka që duhet të ndodhë do të ndodhë. Ato gjëra që do të ndodhin janë të favorshme për qytetarët, ky është mesazhi im i vetëm. Zgjedhjet presidenciale vijnë së shpejti, ndaj mendoj se situata është mjaft e qartë”, u shpreh Abazoviq.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika