Abazoviq për sulmin në Cetinë: Mali i Zi nuk mban mend një tragjedi të tillë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar në lidhje me sulmin masiv në Cetinë të Malit të Zi, duke thënë se Mali i Zi nuk mban mend një tragjedi të tillë. Ai ka ngushëlluar familjarët e viktimave të këtij sulmi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pas ngjarjes tragjike që rezultoi më vdekjen e më shumë se dhjetë personave në Cetinë, ka thënë se Mali i Zi nuk mban mend të ketë ndodhur një tragjedi sikurse kjo.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, është shprehur ai në Telegram.

Ndërkaq, pasditen e së premtes, në Cetinë të Malit të Zi, një 34-vjeçar ka vrarë 11 persona, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Autori i këtij sulmi më pas është vrarë nga policia.

Të shtëna me armë në Cetinë, më shumë se dhjetë persona të vrarë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika