Abazoviq: Rezultati i zgjedhjeve i tejkaloi pritjet e mia, ky është një hap i jashtëzakonshëm demokratik

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur pas zgjedhjeve lokale, të cilat janë mbajtur të dielën në vend. Ai ka thënë se është i kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe se një gjë të tillë e ka cilësuar si hap të jashtëzakonshëm për demokracinë e vendit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq





Kryeministri në detyrë i qeverisë malazeze, Dritan Abazoviq, ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale, duke shtuar se Mali i Zi e ka bërë një hap të jashtëzakonshëm demokratik.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur, madje edhe pak i befasuar, përtej pritjeve të mia. Mendoj se Mali i Zi në përgjithësi, po shkon në drejtimin e duhur dhe se skena politike është de-monopolizuar. Kjo është ajo që ne po kërkonim”, ka thënë Abazoviq për RTCG.

Ai beson se njerëzit janë çliruar ndjeshëm në krahasim me periudhën e mëparshme, dhe se sistemi i shpërblimit dhe ndëshkimit do të funksionojnë në të ardhmen.

“Kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e qenies sonë demokratike dhe që Mali i Zi të ndryshojë për mirë çdo ditë”, ka shtuar Abazoviq.

Ndryshe, zgjedhjet lokale u mbajtën të dielën, në 14 komuna në Mal të Zi.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika