Abazoviq takohet me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe përfaqësuesit e komuniteteve

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me zëvendëskryeministren, Emilija Rexhepin, dhe përfaqësuesit e komuniteteve

Abazoviq takohet me zëvendëskryeministren, Emilija Rexhepi dhe përfaqësuesit e komuniteteve (Foto: EO)

Pas vizitës me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është pritur edhe nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

Të pranishëm në takim janë edhe përfaqësuesit e minoriteteve të Republikës së Kosovës.

Aktualisht, takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

Gjatë së premtes, Abazoviq u takua edhe me kreun e ekzekutivit, kryeministrin Albin Kurti si dhe me liderët e opozitës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë takimit me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka nënshkruar marrëveshjen për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Kryeministri malazez, Abazoviq, ka mbërritur në Kosovë pasditen e së enjtes.

Për dy ditë radhazi, Abazoviq do të jetë në Kosovë për një vizitë, ku pritet të zhvillojë takime me drejtues të institucioneve, bizneseve dhe vizita në objektet fetare.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika