Abazoviq takon Vuçiq-in: Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të margjinave të Forumit Ekonomik Botëror

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me presidentin e serbisë, Aleksandër Vuçiq

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar edhe me presidentin e serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të margjinave të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Përmes një postimi në Facebook, Abazoviq ka thënë se Mali i Zi është duke bërë përpjekje maksimale për të promovuar politikën e bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës, lidhjes më të mirë ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

“Marrëdhëniet me Serbinë prioritet, jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Abazoviq.

Ndërkaq, gjatë takimit të tyre, Kurti e ka uruar kryeministrin Abazoviq për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në arritjen e rezultateve për qytetarët.

Në këtë takim u diskutua për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, si dhe potencialin e bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit më të madh socio-ekonomik dhe rritjes së investimeve në të dyja vendet.

Po ashtu, janë veçuar projektet e përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afrojnë qytetarët dhe do të ndihmojnë ekonominë e të dyja vendeve.

Kyreministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Ndërkohë, është biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Malit të Zi, si dhe për organizimin e një mbledhje G2G ndërmjet të dyja qeverive brenda këtij viti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika