Abazoviq thotë se Kosova mund ta shfrytëzojë si model marrëveshjen e Malit të Zi me kishën ortodokse serbe

“Si një qytetar, si një mik, si një vëlla i Kosovës normalisht që ka qejf të shoh një paqe në rajon", thotë Abazoviq

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është shprehur se kisha ortodokse serbe është sjellë në mënyrë jokorrekte me Malin e Zi.

“Shtetin e Malit të Zi, kisha ortodokse e ka trajtuar për mendimin tim në një mënyrë jokorrekte. Shumica nga ta kanë thënë se nuk e pranojnë pavarësinë e Malit të Zi, një grup tjetër ka thënë se ne jemi këtu para shtetit të Malit të Zi dhe nuk duam t’iu nënshtrohemi ligjeve tuaja”, tha kështu Abazoviq në Rubikon.

Abazoviq u pajtua se kisha ortodokse serbe nuk pranon të takohet me kryeministrin e vendit tonë, Albin Kurti, për të arritur një marrëveshje, ku tha se mbi këtë çështje nuk ka përgjigje.

Por, ai shprehu se do të kishte dëshirë që një marrëveshje e tillë të arrihej për shkak se do të sillte paqe.

“Si një qytetar, si një mik, si një vëlla i Kosovës normalisht që ka qejf të shohë një paqe në rajon, unë mendoj që kjo gjë mund të shfrytëzohet si model”, tha ish-kryeministri malazez.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika