Abazoviq thotë se Marrëveshja me Kishën Serbe nuk përbën tradhti

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Ai e cilëson si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Prej se Qeveria e Malit të Zi, e udhëhequr nga kryeministri Dritan Abazoviq, po tenton ta miratojë draft-kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga presidenca malazeze.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila udhëhiqet nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nuk e ka pritur mirë vendimin e marrë.

Andaj, kjo parti ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj ndaj qeverisë aktuale.

I kritikuar shumë për këtë marrëveshje, Abazoviq nuk e ka konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me këtë kishë.

Ai e ka konsideruar si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit.

Siç shkruan RTCG-ja, Abazoviq është shprehur i hapur për çdo opsion.

Ai madje ka mirëpritur vendimin e DPS-së.

“Kemi kërkuar mbështetjen e 81 deputetëve, nëse ka shumicë mirë, nëse jo, të gjitha opsionet janë në tavolinë, kjo është e pranueshme për mua. Nuk bëj bujë, nuk e përmend termin tradhti. Ne kemi pikëpamjet tona politike, pohoj se kjo nuk ka të bëjë me Marrëveshjen Themelore”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se destabilizimi nuk është zgjidhje për Malin e Zi.

Ndërkohë, të dielën e 10 korrikut, DPS kishte lëshuar një komunikatë ku përmendej miratimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

E njëjta marrëveshje, sipas DPS-së, ishte votuar pa u konsultuar dhe me mangësi të shumta.

Abazoviq, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Mali i Zi duhet të ecë përpara dhe se sipas tij, krimi, korrupsioni dhe nacionalizimi nuk janë opsione.

“E përshëndes vendimin e marrë nga kryesia e DPS-së. Është përgjegjësi e burrështetasit, kur nuk ke mundësi ta ndihmosh shtetin, të paktën të mos i bëj keq. Do të shohim se cili është mendimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të ecë përpara – krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja e Evropës do të fitojë”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se e ardhmja e Evropës do të fitojë.

Ndryshe, ky vendim erdhi pasi qeveria e Malit të Zi ka miratuar draft-kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, gjë për të cilën kjo qeveri nuk ka mandat dhe pajtueshmëri të plotë politike.

E njëjta ishte votuar për të shtyrë përpara agjendën evropiane të vendit.

Partia DPS, nga 81 deputetë sa janë gjithsej, ka 29 deputetë në parlamentin malazez.

Kjo parti doli me një qëndrim se qeveria e ka humbur mbështetjen e kësaj partie, nga e cila edhe varet jetëgjatësia e qeverisë së kryeministrit Abazoviq.

Abazoviq e mirëpret vendimin e DPS-së, që tërhoqi mbështetjen ndaj qeverisë aktuale

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika