Abazoviq uron Kosovën për aplikimin për anëtarësim në BE

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar shtetin e Kosovës për çështjen e liberalizimit të vizave dhe aplikimin për anëtarësim në BE, duke thënë se ky akt fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen evropiane

Presidenti në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Qeverinë e Kosovës për aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Sipas tij, ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se shteti i Kosovës do të ketë “mbështetje të sinqertë dhe të plotë” të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Po ashtu, një urim për Kosovën për aplikimin për anëtarësim në BE, ka ardhur edhe nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili ka thënë se ky është hapi i parë drejt së ardhmes evropiane.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Ndryshe, përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur të mërkurën, marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Të mërkurën ekipet negociuese të Parlamentit dhe Këshillit arritën marrëveshjen e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të Parlamentit Evropian.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

“Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, në çfarëdo rasti jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”, thuhet në këtë njoftim.

ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika