Abbas thërret për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Abbas i ka thënë Blinkenit se duhet të arrihet armëpushim i menjëhershëm dhe që duhet të mundësohet dërgimi i ndihmës në Gazë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka realizuar një vizitë të papritur në Bregun e pushtuar Perëndimor të dielën, dhe është takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmouad Abbas, në kuadër të udhëtimeve në atë rajon.

Blinken dhe Mahmouad Abbas janë takuar në qytetin e Bregut Perëndimor, Ramallah, në vizitën e dytë të diplomatit amerikan prej shpërthimit të luftës Izrael-Hamas.

Militantët e Hamasit kanë nisur sulme në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz dhe duke i marrë mbi 240 pengje. Izraeli më pas i ka shpallur luftë Hamasit, i cili udhëheq Gazën.

Teksa Izraeli i vazhdon sulmet ajrore në Gazë, autoritetet palestineze kanë thënë se mbi 9.500 njerëz janë vrarë.

Blinken ka bërë thirrje, por pa sukses, që Izraeli të pajtohet për pauza humanitare, që të mund të dërgohen ndihma në Gazë.

Përveç që synon të sigurohet se konflikti nuk do të përhapet më tej në rajon, Blinken dëshiron t’i nisë diskutimet se si do të qeveriset Gaza, pas shkatërrimit të Hamasit, të cilin e synon Izraeli.

Dy liderët kanë diskutuar për gati një orë, por nuk janë deklaruar para mediave.

Abbas i ka thënë Blinkenit se duhet të arrihet armëpushim i menjëhershëm dhe që duhet të mundësohet dërgimi i ndihmës në Gazë, sipas zëdhënësit të tij, Nabil Abu Rudeineh.

Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të dërguar ndihmë në Gazë dhe për riparim të shërbimeve thelbësore, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Blinken besohet se ka sugjeruar “rivitalizim të Autoriteteit Palesinez” ashtu që të mund të udhëheqë Rripin e Gazës, mirëpo e ka pranuar që edhe shtetet e agjenci tjera do të luajnë rol në sigurinë dhe qeverisjen e përkohshme.

Autoriteti Palesitnez, të cilin e udhëheq Abbas, ushtron ndikim të pjesshëm në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhe është përballur me përkrahje të zbehur, për shkak të pakënaqësive të palestinezëve për marrëveshjet e arritura me Izraelin.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pasardhës i Abbasit, 87-vjeçar, i cili njihet si kundërshtar i ashpër i Hamasit.

Dhuna në Bregun e pushtuar Perëndimor është rritur prej nisjes së luftës, pasi janë regjistruar mbi 170 sulme në atë pjesë./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika