Abbott mirëpret mbajtjen e zgjedhjeve në veri, kërkon që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës të dielën e 23 prillit, të cilat siç u shpreh edhe ai u mbajtën të qeta e të sigurta pa ndonjë incident.

“E mirëpres që zgjedhjet në komunat veriore dje u mbajtën sigurt dhe pa ndonjë incident të madh. Do të doja t’i nderoja zyrtarët e zgjedhjeve & policinë që e bënë këtë të mundur. Më vjen keq për mungesën e partive politike serbe dhe zgjedhjes për serbët në procesin zgjedhor”, ka shkruar Abbotti në Twitter.

Ambasadori britanik ka përmendur edhe policët dhe zyrtarët e zgjedhjeve që u siguruan për mbarëvajtjen e procesit, mirëpo si shqetësim përmendi raportimet për kërcënime dhe presion ndaj disa serbëve për të mos marrë pjesë në proces zgjedhor.

“Raportimet për presion dhe kërcënimeve në disa raste për mospjesëmarrje ishin thellësisht shqetësuese . Pres progres në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër muajin e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të komunave veriore”, ka vijuar ai.

Ndryshe, në zgjedhjet e së dielës, dy komuna i ka fituar VV-ja, kurse dy të tjera PDK-ja.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika