Abbott mirëpret sekretarin britanik në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott, është shprehur i nderuar që ka mirëpritur Sekretarin e Jashtëm, David Cameronin në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott, është shprehur i nderuar që ka mirëpritur sekretarin e Jashtëm, David Cameronin, në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Abbott ka shkruar se kjo vizitë rikonfirmon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për sovranitetin, sigurinë dhe prosperitetin.

“Isha i nderuar të mirëpres FS David Cameron në Kosovë. Unë u jam shumë mirënjohës mikpritësve tanë për gjithçka që bënë për ta bërë atë një sukses të tillë. Kjo ishte një vizitë e rëndësishme në një moment të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për sovranitetin, sigurinë dhe prosperitetin”, thuhet në postimin e Abbot.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika